Gentian HIlla

Kandidat për deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës.

Njihu me Kandidatin

Unë jam Gentian Hilla, lindur dhe rritur në një familje të thjeshtë, nga një fshat i rrethit të Krujës. Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Kam ndjekur studimet e larta në “Akademinë e Policisë” në Tiranë.

Karrierën time si oficer policie e nisa menjëherë pas përfundimit të shkollës, në vitin 2002.
Një pjesë të karrierës e kam kryer si specialist i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjithashtu kam mbajtur dy herë detyrën e shefit të komisariatit perfshire edhe ne rrethin e Krujes.

Në vitin 2020 u diplomova në Fakultetin e Drejtësisë, më tej vijova Masterin Shkencor në fushën e Kriminologjisë dhe të Drejtës Penale.

Pas një karriere 23-vjeçare në shërbim të rendit dhe sigurisë, vendosa të ndërmarr një rrugë të re – atë të angazhimit në politikë.

Edhe pse kam shërbyer në detyra të ndryshme në të gjithë territorin e vendit, lidhjet e mia me vendlindjen nuk u shkëputen asnjëherë.

Gjatë gjithë jetës dhe karrierës time jam udhëhequr nga parime të panegociueshme: drejtësia, humanizmi, integriteti dhe dashuria për familjen.

Angazhimi im në politikë vjen si një thirrje për të shërbyer me përkushtim ndaj vendlindjes dhe vendit tim.
Prandaj kërkoj mbështetjen e qytetarëve të rrethit të Krujës dhe të qarkut të Durrësit për të çuar në Parlamentin e ardhshëm një zë të ri – një përfaqësues me vizion, integritet për një të ardhme të sigurt për gjeneratat që vijnë.

DISA NGA ARRITJET KRYESORE

Qarku Durres